Këto janë rezultatet e fundit nga KQZ-ja

Aktuale

Këto janë rezultatet e fundit nga KQZ-ja

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 10:39
Këto janë rezultatet e fundit nga KQZ-ja

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, duke prirë LVV-ja, pasuar nga LDK-ja.

Tani kur janë numëruar 98,47% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë  200.953 vota ose 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota ose 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402 ose 21.25%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota ose 11,53%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota ose 4.90%.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Edhe numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,47% të votave të deritanishme, 40.290 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat