LDK, PDK dhe NISMA kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi

Aktuale

LDK, PDK dhe NISMA kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:56
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën po kërkojnë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.

Këto tri subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të trijat kanë një kërkesë që duket se është e ngjashme – rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

Media ka arritur të sigurojë ankesat e këtyre subjekteve politike dhe ato e mbështesin kërkesën e tyre në një gabim në shtypjen e formularëve ku plotësohen rezultatet.
Sipas ankesave në formularë figurojnë vetëm 24 rubrika ndonëse në garë janë 25 subjekte politike.

Këto subjekte politike i kanë bashkuar ankesave të tyre një numër të madh të formularëve nga vendvotimet e ndryshme të Kosovës për të argumentuar pretendimet e tyre. Nuk dihet se në sa raste është shprehur kjo dukuri.

PZAP ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.

Ndërkohë burime nga PZAP kanë thënë se së shpejti do të vendosim lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat