Deklarata që e rrëzoi për toke Fatmir Limajn, anëtari i partisë së tij: Unë i muj vetë në Malishevë të gjithë duke pi çaj

Aktuale

Deklarata që e rrëzoi për toke Fatmir Limajn, anëtari i partisë së tij: Unë i muj vetë në Malishevë të gjithë duke pi çaj

Nga: N.H Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:05
Fatmir Limaj

Koalcioni NISMA-AKR po rrezikon kalimin e pragut, kjo pasi që numri i votave të numëruar deri tani po e rrezikon shumë këtë parti.

Ndërsa, anëtari i kësaj partie dikur në një përballje me kundërkandidatët e tjerë deklaronte se do i mund të gjithë vetë në Malishevë, dhe atë duke pi çaj.

“Unë i muj vetë në Malishevë të gjithë duke pi çaj”, thoshte Endrit Shala.

Kujtojmë se NISMA-AKR po rrezikon kalimin e pragut, pasi votat janë rritur nga partitë e tjera dhe ky koalicion ka ngecur në numërimin e votave.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate po kërkon nga PZAP-i që të bëjnë rinumërimin e votave.

Ndërsa, PZAP ka hedhur si të palejuara ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat