Emisari i Trumpit vjen në Kosovë të enjten, mësohet se me kë do të takohet

Aktuale

Emisari i Trumpit vjen në Kosovë të enjten, mësohet se me kë do të takohet

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:14
Richard Grenell

Richard Grenell, i deleguari i Donald Trump, do të vizitojë Kosovën, pritet ta takojë edhe Albin Kurtin

Richard Grenell është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Ai llogaritet të jetë në mesin e njerëzve më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.

E pos përfaqësimit të Amerikës në Gjermani, Grenellit ditë më parë, Trump ia ka ngarkuar edhe një detyrë tjetër.

Ai është emëruar përfaqësues i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, pa kaluar një javë nga dita kur e mori këtë detyrë Richard Grenell, do të vij në vizitë në Kosovë

T7 merr vesh se ai do të arrijë në Prishtinë të enjten.

Vizita e tij vjen në kohën kur ende nuk është bërë certifikimi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Richard Grenell, pritet që fillimisht të takoi presidentin Hashim Thaçi.

E pos tij, burime të T7 kanë konfirmuar se ai do të takohet edhe me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që korri fitore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Agjenda nuk është bërë publike ende, por Grenell pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Madje ky i fundit foli për këtë çështje në një konferencë për media.

E po ashtu Richard Grenell do të takoj edhe krerët e partive politike.

Ndërokohë, gjatë të martës në zyre të Albin Kurtit shkojë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një komunikatë drejtuar mediave, nga Vetëvendosja u bë e ditur se Kosnett ka lavdëruar  mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, e për pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve.

Sipas këtij njoftimi Kosnett ka treguar interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Ndërkohë, Albin Kurti i ka thënë ambasadorit amerikan se Kosova nuk do të vonohet por nuk ka as pse të ngutet, për të filluar dialogun me Serbinë.

Sipas tij, fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i marrëveshjeve të deritashme me Serbinë, e më pas të shikohet si të vazhdohet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat