Abdixhiku: Rezultatin e fundit nuk e konsiderojmë humbje

Aktuale

Abdixhiku: Rezultatin e fundit nuk e konsiderojmë humbje

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:23
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku për zgjedhjet e 6 tetorit ka thënë se ne kemi treguar kulturë demokratike në procesin e votimit.

Ndërsa për fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai ka thënë se është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne si e kemi bërë fushatën ka qenë pa rrena dhe në mënyrë demokratike, mënyra se si partitë sillen ndaj rezultatit është pozitive për shtetin tonë.

Ne kemi arritur diku rreth 205 mijë vota, numër rekord prej 2004 e këndej dhe rezultatin final nuk e konsiderojmë si humbje po duhet pritur numërimin e votave me kusht dhe ato të diasporës. Lajmi i mirë për përkpjekjen tonë që dy vite është që PDK ka shkuar në opozitë”, ka thënë ai në Pressing të martën..

Abdixhiku është shprehur se rezultatet e votave kanë dëshmuar që qytetarët e Kosovës i kanë besuar opozitës barabartë, pra LVV dhe LDK-së.

“Qytetarët i besuan opozitës barabartë.Ata i kanë besuar opozitarët e deri djeshëm, kjo është arritje për ne.Ne do të pranojmë rezultatin dhe nuk e gjykoj rezultatin e votave.

Ndërsa për koalicionin me partinë fituese, deri tani më LVV, ka thënë se në parim do të ulen gjatë javës me LVV që të vazhdojnë diskutimet aty ku kanë mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat