Bajram Gecaj ka një dilemë: Hyp se t’vrava, zhdryp se t’myta

Aktuale

Bajram Gecaj ka një dilemë: Hyp se t’vrava, zhdryp se t’myta

Nga: V.R Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:57
Bajram Gecaj

Zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj, në një postim publik ka deklarua se njerëzit mbetën duke diskutuar nëse është desht Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe të tjerë të dalin krahë me Vjosa Osmanin. Nga ana tjetër, sic tha ai, po të mos dilnin në krah të saj, do të akuzoheshin pse s’dolën.

Sipas tij, Vjosa Osmani ka gëzuar përkrahjen e padiskutueshme të partisë si tërësi! Rezultati është ai që është dhe veprimet janë ato që tanimë janë bërë.

Postimi plotë:

“Hyp se t’vrava, zhdryp se t’myta”

Po thonë: a është dashtë apo pse Isa Mustafa, Lutfi Haziri e tjerë kanë dalë në fushatë me Vjosa Osmanin! Në anën tjetër, po mos te dilnin në krah të sajë, tani do të akuzoheshin të njëjtit se nuk e kanë përkrahur Vjosen sa duhet. Vjosa Osmani ka gëzuar përkrahjen e padiskutueshme të partisë si tërësi! Rezultati është ai që është dhe veprimet janë ato që tanimë janë bërë. Ne duhet dhe do të mësojmë nga secila përvojë dhe do të ECIM PARA gjithëherë kokēlartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat