Abdixhiku: Nëse s’bëhemi bashkë me VV’në, rrimë në opozitë

Aktuale

Abdixhiku: Nëse s’bëhemi bashkë me VV’në, rrimë në opozitë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:20
Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Abdixhiku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se LDK’ja, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultatit preliminar, nuk do të shërbehet me kërcënime për ta siguruar postin e kryeministrit.

“Posti i kryeministrit nuk na duhet me kërcënime”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se LDK’ja ose do të hyjë në një koalicion me VV’në e Albin Kurtit, ose do të qëndrojë në opozitë.

Ai ka mohuar se ekzistojnë mundësi të tjera për partinë e Isa Mustafës.

Abdixhiku nuk ka dashur të komentojë shumë se si do të ndaheshin postet në një qeveri VV-LDK.

“S’kërkojmë çka s’mund të jepet, as mos të kërkojnë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat