Abdixhiku: Është racionale që të na takojë pozita e kryeparlamentarit - Bota Sot
Abdixhiku: Është racionale që të na takojë pozita e kryeparlamentarit

Aktuale

Abdixhiku: Është racionale që të na takojë pozita e kryeparlamentarit

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:22
Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Abdixhiku ndër të tjera ka thënë se është herët që të diskutohet për pozitat në qeveri mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, por gjithsesi nuk do ishte racionale që as pozita e kryeministrit as kryetarit të Kuvendit të mos i takoj LDK’së.

“Shikoni. Nuk mund LDK’ja të mos marrë as pozitën e kryeministrit dhe as të Kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

“Është dashur që të na takoj. Është pjesë racionale që neve ët na takoj një pozitë e lartë në Kuvend marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve”

Por Abdixhikut gjithsesi nuk i ka pëlqyer deklarata e Albin Kurtit gjatë fushatës që tha se Vjosa Osmani do të bëhet kryeparlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...