Ministria e Punëve të Brendshme bëhet gati për dimër, kaq i kushton peleti

Aktuale

Ministria e Punëve të Brendshme bëhet gati për dimër, kaq i kushton peleti

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.

Këtë herë, ky dikaster qeveritar do të furnizohet me pelet.

Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 36 muaj.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Furnizimi me lëndë djegëse Pelet të drurit për ngrohje qendrore, përfshin furnizimin sipas nevojës për QRA dhe QPD në Obiliq, Istog dhe DSHAM – Vranidoll. Artikujt e përfshirë në këtë tender, nuk janë të përfshirë në UA nr. 06 2018 dhe në UA për vitin 2019 nga AQP-ja.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 26.400,00 euro, derisa ajo e cila është kurorëzuar është  25.771,20 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonmikk NTSH “DIARI”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat