Kosnett: SHBA-të përkrahin Kosovën e Serbinë në dialog, por duhet bashkëpunim

Aktuale

Kosnett: SHBA-të përkrahin Kosovën e Serbinë në dialog, por duhet bashkëpunim

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:51
Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për vizitën që sot në Kosovë do ta realizojnë përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe përfaqësuesin e Ballkanit, Mattheë Palmer.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën e Serbinë në dialog, kërkon bashkëpunim dhe punë në ekp.

Ka konfirmuar vizitën që dy përfaqësuesit do të bëjnë sot në Kosovë.

“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip. Përfaqësuesi Special, Richard Grenell, dhe Matt Palmer bashkë në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë ai.

Grenell e Palmer pritet të takohen sot me presidentin Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat