E quajnë 'Albin Kurti i vogël', a arriti i riu vushtrrias t’i marrë votat për deputet

Aktuale

E quajnë 'Albin Kurti i vogël', a arriti i riu vushtrrias t’i marrë votat për deputet

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:58
Albin Kurti dhe Gazmend Gjyshinca

Të gjithë u befasuan nga fjalimet e tija të cilat ngjasonin me fjalimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Bëhet fjalë për të riun Vushtrria, kandidat për deputet nga partia e Kurtit, për Gazmend Gjyshincën.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky i ri ka arritur që t’i marrë votat e duhura për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

E vet Gjyshinca në profilin e tij në Facebook ka dhënë sinjale se ka marrë vota për të qenë deputet i Kuvendit.

“Mijëra e mijëra herë faleminderit!Ju dua shumë! Tash na pret puna për Republikën që duam!”, ka shkruar Gjyshinca në Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat