I dërguari i Trumpit: Shpresoj që Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti

Aktuale

I dërguari i Trumpit: Shpresoj që Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:55
Hashim Thaçi dhe Richard Grenell

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Marrëveshjen e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë”.

Image

Në këtë takim u tha se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

 ***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

Image

Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell.  Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media as nga emisari i presidentit amerikan e as nga presidenti Hashim Thaçi.

Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt ambasadës amerikane në Prishtinë.

Image

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Fillon takimi Thaçi-Grenell

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

I dërguari i Trumpit për dialogun arrin në Kosovë, me këta liderë do të takohet

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka arritur në Kosovë.

Ai pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin Hashim Thaçi. Presidenca ka paralajmëruar se takimi pritet të mbahet në orën 13:00.

Në ndërkohë, është raportuar se i dërguari i Trumpit do të takojë edhe kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin, që deri më tani sipas rezultateve zyrtare nga KQZ është fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Vetëvendosje.

Grenell gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Berlin së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat