Ky është vetëm fillimi i humbjes së “partizanëve cuba”

Aktuale

Ky është vetëm fillimi i humbjes së “partizanëve cuba”

Nga: A.ZH Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Veprimtari Xhevat Rexhaj, ka komentuar fitoren e dy ish-partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rënien e atyre që “për 20 vite e mbajtën Kosovën nën frikë”.

Ai ka thënë se për të “vet quajturit” “komandanta me (grada nëpër çajtore e hotele në Tiranë), ky është vetëm fillimi i humbjes së tyre.

Sipas tij, ata janë në krizë, edhe pse mendojnë se do të rikthehen përsëri.

“Rikthimi i tyne do jetë tashmë i vështirë, ndoshta shumë i vështirë, dhe pa ta Kosova do jetë shtet, e jo koloni e "partizanëve" cuba!”, ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se fitues është pozicionimi i votueseve se 60% deshën ndryshimin dhe qeverinë LDK-VV.

Postimi i Rexhajt pa ndërhyrjen e redaksisë:

100 milionë euro të vjedhuna me tendera e krim-korrupcion nuk mjaftuen!

U kryen, ishin votime për lavdatë, shlirë proces mesatar me standarde evropiane deri diku.

Kush humbi e kush fitoi?

Me e marë me urtësi, pa emocione por me ecjen shoqënore-politiko-ekonomike në Kosovë duket se humbën bandat e mëdha, humbën sekseret, humbën partitë që 20 vite shoqërinë e Kosovës e mbajtën nën ankth e frikë. Po e mbajtën shumicën shqiptare nën frike, duke ua fushkllue para turinjëve nepër media se kinse ata e " çliruen" Kosovën, dhe se ata ( të vetëquajtun kumanira me grada të marruna nepër çajtore e çevaptore, e hotele të Tiranës) , dhe se kush del kundër tyne ashtë " anti UCK e anti luftë", dhe 20 vjet nën këto mesazhe ata e mbajtën nën okupim: mësuesin, mjekun, intelektualin, bujkun, biznismenin dhe mbarë shoqninë kosovare... Athue janë tash ata BOSAT e krimit e korrupcionit të mbeshtjellun me petkun e " kumanirit e patriotit" humbësit e zgjedhjeve? Une mendoi se ashtë vetëm fillimi i filimit të humbjës së tyne, dhe me këto zgjedhje dalëngadal po fillon zgjidhja e lamshit për me i lakuriqsue gjithë ata milionera që ja ropen lëkurën nji shteti të vogël, që sikur mos të ishin ata zhvates, Kosova për këto vite do ishte shtet i zhvilluem ma së shumti në Ballkan! Pra ata janë në krizë edhe pse mendojnë se do të rikthehen përseri, megjithatë rikthimi i tyne do jetë tashma i veshtirë, ndoshta shumë i vështirë, dhe pa ta Kosova do jetë SHTET, e jo koloni e "partizanvë" cuba!

Po kush fitoi?

Ma merë mendja se fitues moral së paku është shoqnija kosovare, të rinjët shumicë dhe ata e ato që duan ndryshime në qeverisje. Qytetaria e Kosovës ashtë mësue, ose ndryshe ashtë bo imune duke pa sjellje kriminale, banditeske, uzurpuese e manipuluese të bandave që me njerez me krye cullak, me syza të terrshme e me xhipa të zi luanin k... me populin dhe qindra milionat e shtetit. Tash emndohet se edhe pse dy parti me ideologji e programe ndryshe megjithatë do të nisin, pra do të nisin fillimin për çasje ndryshe arkës së shtetit dhe ecjës normale me planë e programe zhvilliomore.Po ka sulme, ka dyshime nga nji pjese e shoqnise se mos edhe këto dy parti tash që do jenë qeverisese do munden të koordinohen mese veti dhe ta ndryshojnë rrjedhen, për nji të ardhme të mirë të Kosovës.Une mendoi se mundesit janë të mëdha edhe pse mes dy partive ka inate, ka dyshime mes vete, ka edhe individë e grupe mrena dy partive që aspak si besojne njera tjetres, por mundesia ashtë nëse:

LDK e VV qysh në fillim duhet të tregojnë se e kanë përnjime, pra duhet të vendosin njerëz të profesionevem të profilit intelektual, të shkolluar e të papërfshirë në qeverisjet si ato lokale si nacionale deri sot. Shkurt e trup, kanë kapacitete, dhe mundësi reale larg ideologjive , te njera djatgtiste e te tjetra majtiste që për hir të ardhmenisë së Kosovës ta shfrytezojne modelin e Gjermanisë CDU-SPD....

Une nuk frigohem se mundet me degradue kjo qeveri e re ( nese bahet, e gjasat jane 99% se po) , ngase te¨dy partitë e kanë mundesin dhe poziten qe nese njeri partner devijon dhe degradon në ecje të duhur, e sidomos në orientim pro-perendimor me lidhje të forta me SHBA, Gjermani, Britani, atëhere prishet koalicioni...

Fitues ashtë edhe pozicionimi i votueseve se 60% deshen ndryshimin dhe qeverinë LDK-VV, tash mbetet që të materializohet vullneti i tyne...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat