Hapet panairi i librit në AAB, promovohen libra të rinj shkencor

Aktuale

Hapet panairi i librit në AAB, promovohen libra të rinj shkencor

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:14
Pamje nga panairi i librit

Në kolegjin AAB është hapur ‘Panairi vjeshtor i librit AAB 2019”, ku po marrin pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe botues ndërkombëtar.

Panairet e tilla u thanë se kanë për qëllim që të bëjnë bashkë botuesin me lexuesin, dhe organizimi në një ambient universitar u cilësua si i mirëseardhur.

Prorektori në AAB, Hasan Saliu duke folur për rëndësinë e panairit,  bëri të ditur se do  të promovojnë tre libra shkencor.

Saliu: Ky panair ka për qëllim të bëj bashkë botuesin dhe lexuesin

“Ky panair i organizuar nga kolegji AAB i cili tashmë është bërë i përvitshëm ka për qëllim që në mjediset universitare të bëj bashkë botuesin dhe lexuesin. Të themi me lexuesin që këtu në AAB kemi një qytet të tërë lexuesish, rreth 20 mijë studentë. Pra lexues të rinj në moshë. Lexues profesioni, sepse obligimi kryesor i studenteve është leximi...shtëpia botuese e AAB-së në këtë panair do të promovojë tre libra shkencor të botuar javëve të fundit. Krahas shtatë botimeve të tjera që do të promovohen nga shtëpitë tjera botuese”, tha Saliu.

Ndërsa, drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Blerta Basholli u shpreh  se ky panair është i rëndësisë  së veçantë për vet studentët e këtij kolegji.

Basholli: Ky panair është i nevojshëm dhe mirëseardhur

“Organizimi i një panair të librit në ambient universitar është një gërshetim shumë i mirë. Një aktivitet shumë i nevojshëm dhe i mirëseardhur”, u shpreh drejtoresha Basholli.

Fjalë të mira për këtë panair pati dhe sekretari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Arbër Rrahmani , i cili tha se panairet e tilla janë vlera për shoqërinë tonë.

Rrahmani: Çdo organizim aty ku janë botuesit, ku janë studentët është në të mirën e shoqërisë sonë

“Një organizim i tillë është për të mirën e studentëve dhe librit. Çdo organizim aty ku janë botuesit ku janë studentët është në të mirën e shoqërisë sonë”, pohoi ai.

Në mesin e shumë shtëpive botuese që ishin të pranishme, Fatmir Halili nga “ProkultPress” tha se panairet e tilla janë të mirëseardhura.

Halili: Panairet janë të mirëseardhura për neve shtëpive botuese

“Panairet janë të mirëseardhura për neve shtëpive botuese, sidomos për shtëpinë tonë botuese, presim një shitje ose një interesim nga lexuesit”, tha ai.

Ndryshe ky është edicioni i dytë i panairit vjeshtor të librit në kolegjin AAB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat