Zgjedhjet në Kosovë, kësaj radhe kanë ndryshuar shumë skenën politike në Kosovë, sidomos kanë ndryshuar deputetët.
Kësaj radhe, pothuajse shumicën e deputetëve i kemi të rinj. Shumë deputet i ka dënuar populli me votën e tyre, për ti votuar të rinjtë dhe të rejat e shkolluara dhe meritor për të përfaqësuar popullin në mënyrë të dinjitetshme nga Kuvendi i Kosovës.
Gruaja më e votuar në këto zgjedhje, po del të jetë Marigona Geci, e cila nga të gjitha listat e partive politike që kanë kandiduar për deputete, ka marrë më së shumti vota.
Kështu ka thënë Gani Geci për gazetën “Bota sot”.
“Sipas informatave tona marrë nga KKZ -të nëpër komuna Marigona Geci është femra më e votuar nga të gjitha listat e partive politike që kanë konkurruar për deputete në Republikën e Kosovës”, ka thënë Geci,
Ndryshe, dje u raportua se Marigona ka pas mbi 15 mijë vota, e ndoshta ky numër ka shkuar rreth 20 mijë.