Kaq vota mori Bekë Berisha i AAK-së: Ky ishte gabimi jonë! - Bota Sot
Kaq vota mori Bekë Berisha i AAK-së: Ky ishte gabimi jonë!

Aktuale

Kaq vota mori Bekë Berisha i AAK-së: Ky ishte gabimi jonë!

Nga: A.ZH Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:43
Bekë Berisha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ka treguar se ka marrë rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e 6 tetorit për deputet.

Ai ka thënë se gabimi i AAK-së ishte modestia, por ka mbetur i zhgënjyer pasi sipas tij, qytetarët nuk ia dhanë “hakun” për punët e bëra kësaj partie, përcjell Bota sot.

Berisha ka thënë se në opozitë, do të monitorojnë me kujdes çdo punë, duke lënë të kuptohet se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i Berishës:

Rezultati po tregon se më duhet të ju falënderoj rreth 13 mijë herë.

Duke i kuptuar të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, fushata jonë ishte derë më derë e sy më sy.

Konsideroj që gabimi jonë ishte modestia, andaj ne nuk i mbërritëm objektivat tona e nuk na u dha haku nga qytetari i Kosovës për punët që i kemi bërë.

Ne nuk u hatruam se popullin e duam më shumë se pushtetin. E nuk ka ndodhur më herët në historinë e Kosovës që ta gjuajnë karrigen për ta mbrojtur shtetin vetëm që të kemi shtet me dinjitet.

Ne tani, në opozitë do të monitorojm me kujdes çdo punë, çdo nënshkrim, çdo gabim e kur të grumbullohen punët dhe vendi të humb rrugën prapë, NE prapë do të kthehemi me vrull dhe Shqiptarçe për 100% shtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...