Ja sa vota i mori në fshatin e saj të lindjes Vjosa Osmani - Bota Sot
Ja sa vota i mori në fshatin e saj të lindjes Vjosa Osmani

Aktuale

Ja sa vota i mori në fshatin e saj të lindjes Vjosa Osmani

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:06
Vjosa Osmani

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nxorën dy partitë opozitare si të parat pas 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje, pas numërimit të të gjitha votave të rregullta doli e para, ndërsa u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani nuk arrti t’i merr shumicën e votave as në qytetin e saj të lindjes, në Mitrovicë.

Por, në fshatin prej nga vjen ajo, Zhabar, LDK mori më së shumti vota. Në qendrën 1101b, partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa mori plotë 161 vota apo 38.24 përqind.

Nga qyteti i Mitrovicës ishte edhe kandidati i PDK-së, Kadri Veseli. Partia e tij madje doli e para në këtë komunë ndërsa, në fshatin prej nga vjen Vjosa Osmani, në Zhabar, PDK mori 115 vota.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Deri më tani fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 për qind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 për qind të votave. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës votat me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...