Komunat, që prijnë me numrin më të madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Komunat, që prijnë me numrin më të madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:21
Ilustrim

Votuesit e Novobërdës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Lipjanit, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë janë ata që kanë gabuar më shumë në mbushjen e fletës së votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën e shkuar.

Në këto zgjedhje, përqindje më të madhe të votave të pavlefshme e ka Komuna e Novobërdës me 9.86 për qind nga numri i fletëvotimeve brenda kutive të votimit.

Pothuajse më përqindje të njëjtë, votuesit e Skenderajt dhe Drenasit janë ata që kanë gabuar në mbushjen e fletës së votimit me 9.67 përkatësisht 9.65 për qind.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat