Kryetari Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

Aktuale

Kryetari Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:50
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Kryetari Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore

Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

Në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë.

Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfillt, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

Procesi i reformave të brendeshme të partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat