‘Zbardhen’ detaje të takimit të Konsett dhe Mustafa: Gjithçka që u fol për Qeverinë e re! - Bota Sot
‘Zbardhen’ detaje të takimit të Konsett dhe Mustafa: Gjithçka që u fol për Qeverinë e re!

Aktuale

‘Zbardhen’ detaje të takimit të Konsett dhe Mustafa: Gjithçka që u fol për Qeverinë e re!

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:30
Philip Kosnett

Pa kaluar as 48 orë pas përfundimit të zgjedhjeve, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka pasur takime me dy liderët e partive të cilat dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Burime të afërta kanë treguar detaje të pathëna nga takimi që ka pasur Kossnet me Mustafën.Sipas këtyre burimeve, amerikanet janë pro një qeverie LVV-LDK.

“Në takim është folur për Qeverinë e re. Ambasadori amerikan ka shprehur vullnetin për një koalicion VV-LDK. Derisa sipas tij, kryeministri i takon partisë fituese- VV-së, gjegjësisht liderit, Albin Kurti”, tha ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, ambasadori amerikan ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku do të jetë ndër punët më kryesore të Qeverisë së re të Kosovës.

Ndryshe, në një komunikatë për media, të lëshuar gjatë ditës së djeshme nga LDK-ja, thuhet se Mustafa e falënderoi Kosnettin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën, ndërsa ky i fundit tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.

Po ashtu Konsett dje pati takim edhe me Kurtin, ku në komunikatën për medie të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe e uroi Kurtit për një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve”.Në anën tjetër, Kurti, e kishte siguruar Kosnettin se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve dhe vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishin për këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...