Pacolli dënon deklaratat e Crvena Zvezdas

Aktuale

Pacolli dënon deklaratat e Crvena Zvezdas

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:20
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka deklaruar se futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit.

Postimi i Pacollit në Facebook:

I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t’i japin fund provokimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat