Albena Reshitaj falënderon qytetarët për mbështetje, do të jetë privilegj dhe përgjegjësi

Aktuale

Albena Reshitaj falënderon qytetarët për mbështetje, do të jetë privilegj dhe përgjegjësi

Nga: A.SH Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:58
Albena Reshitaj

Albena Reshitaj do te jetë deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AAK-së.

Ajo përmes një postimi në Facebook, nuk ka treguar sa vota ka fituar gjithsej por ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.
Nga të dhënat që kam marr nga degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, del se mbështetja juaj në këto zgjedhje për mua ka qenë shumë e madhe. Prandaj, dua të Ju falenderoj një nga një për mbështetjën që më keni dhënë në çdo cep të Kosovës, posaqërisht në vendin tim në Suharekë, ku mijëra votues besuan në mua.

Do të jetë nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe për mua të ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ju faleminderit..! ❤

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat