Bekë Berisha: ‘Atyne djemve të PSD-së ju kish ra sistemi’

Aktuale

Bekë Berisha: ‘Atyne djemve të PSD-së ju kish ra sistemi’

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:36
Bekë Berisha

Kandidati për deputeti i koalicionit AAK-PSD, Bekë Berisha ka deklaruar se qytetarët tashmë i kanë dhënë besimin Albin Kurtit dhe se ai duhet me udhëheq Kosovën.

Ai tutje tha se i takon kryeministrit që me mos me u blloku, mos me u “zhagit” e as me u vonu deri te formimi i qeverisë.

“Është korrekte me bë qeverinë, me marr përgjegjësinë edhe me vazhdu punë”, tha ai në Pressing.

Berisha u pyet lidhur me koalcioinin që lidhën me PSD-në, ku tha se ka respekt për djemtë e kësaj partie, por që ata nuk arritën të fitojnë as në bastionet e tyre apo në komunat e udhëhequra nga kjo parti.

“S’isha në takim as se di kur është marrë vendimi për koalicion me PSD-në, por kam simpati për ata djem. Më janë dhimbse se ju kish ra sistemi atyne. Kam pas qef me kon deputet ata, ata e patën Prishtinën bastion s’munden me bo kurgjo, as ne Kamenicë nuk mujtën me bo kurgjo.

Për besë na u kanë dhimbtë, na kemi besu qe me ta i marrim njo 40 mijë vota tepër e bojshim llogari për ngritje, por kryeministri më tha që është taku me Shpendin dhe që është goxha i dëshpëruar”, shtoi ai.

Ndryshe ai u pyet nëse ndokush prej PSD-së ka gjasë të bëhet deputet, por që sipas tij vetëm Natyra Kuçi nga PSD është në garë me Donika Kadaj për t’u zgjedhur, kurse tjetër nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat