Vjosa Osmani pas takimit me Kurtin: Po, koalicioni LDK-Vetëvendosje u arrit

Aktuale

Vjosa Osmani pas takimit me Kurtin: Po, koalicioni LDK-Vetëvendosje u arrit

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:48
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, në një prononcim për media, deklaroi se koalicioni LDK – Vetëvendosje po ndodh dhe se është arritur një marrëveshje, shkruan “Bota sot”.

Sipas saj, e vetmja gjë që është mbet është të zvogëlohet qeveria dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.

"Në qoftë se rezultati konfirmohet ne do të pranojmë që kushdo që ka fituar do ta marrë postin e kryeministrit", tha Vjosa.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partive, Vjosa Osmani.

I pari i VV-së Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

“Ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkap shtetin nga e keqja”, ka thënë Kurti.

Pak minuta më parë, ndërkaq, në vendin ku mbahet takimi kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë. 

Fillon takimi i Kurtit me Mustafën dhe Osmanin

Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

***

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Vetëvendosje doli e para në  zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në.

Image

***

Për sot është paralajmëruar një takim në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se ku do të mbahet ky takim, në selinë e LDK-së ka arritur Osmani e cila doli e dyta në zgjedhje pas liderit të VV-së Albin Kurti.

Më pas Osmani është parë duke dal nga selia e LDK-së e shoqëruar nga Lumir Andixhiku, e cila tha se është duke shkuar në një takim me një delegacion gjerman.

E pyetur se a do mbahet takimi ashtu siç është thënë sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin pritet të diskutojnë rreth një koalicioni të mundshëm, ajo tha se takimi do zhvillohet më vonë.

Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën.

Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat