Blerim Latifi akuzoi PDK-në për blerje votash, reagon ish-agjenti i SHIK-ut

Aktuale

Blerim Latifi akuzoi PDK-në për blerje votash, reagon ish-agjenti i SHIK-ut

Nga: N.Sh Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:14
Blerim Latifi dhe Kadri Veseli

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas deklaratës që Blerim Latifi bëri duke e kritikuar ashpër PDK-në, për vjedhje të votës.

Miftari, pas kësaj thotë se PDK-së, së Thaçit, Veselit, Lushtakut, Kamishit, Blertës, Enverit... nuk ju duhet filozof dhe intelektual.

Sipas Miftarit, kësaj partie i duhet njerëz që kanë ble doktoratura me parë në Meksikë e Panama.

Postimi i plotë:

Blerim Latifi, këshilltari i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli pasi nuk ka arritur të sigurojë votat për t’u futur në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar partinë e udhëhequr nga Kadri Veseli se ka blerë vota në Drenicë.

Latifi i cili përmes Facebook-ut ka shkruar se PDK-ja nuk ka humbur nga Vetëvendosja e as nga LDK-ja por nga vet PDK-ja.

Ai ka thënë tutje se votat në Drenicë, rajon prej nga vjen Latifi janë blerë me nga 5 e 10 euro.

..........................

Blerim kur ju kritikojshim shefin tuaj dhe partin tuaj se jan motorri dhe truri i krimit të organizuar në Kosovë na qujshe të qmendur,Blerim Pdk_es të Thaqit_ Veselit_ Lushtakut_ Kamishit_ Blertes, Enverit ...nuk ju duhet një fillizof apo njeri i ngritur intelektualisht i ditur sikur jeni ju.

Atyre nuk ju duhet me qen në parlament një intelektual si puna e juaj Blerim por ju duhet një "intelektual"me tru pule që ka bler doktorraturen me pare në Meksik ja në Panama atyre ju duhet njerz të degjushum kukulla,për ju ata kan rezervuar titullin këshillar i përjetshum.!

Blerim mjer i drejti,i ndershmi e mjer intelektuali që jeton sot në Kosovën e PDK .!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat