“Nxehet” Nasim Haradinaj, vjen me akuza të rënda: Janë ngjallë ‘UDB’ e vjetër, dhe bijtë e tyre!

Aktuale

“Nxehet” Nasim Haradinaj, vjen me akuza të rënda: Janë ngjallë ‘UDB’ e vjetër, dhe bijtë e tyre!

Nga: N.Sh Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:03
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, këto ditë mund të shkarkohet nga pozita e tij të cilën e mbanë në komunën e Deçanit.

Ky shkarkim i Haradinajt vjen pasi në zgjedhjet e fundit ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës dhe jo AAK-në, e cila udhëheq në Deçan.

Këtë e ka konfirmuar vetë Nasim Haradinaj, por edhe kreu i komunës Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se janë në fazën e diskutimit.

E pas kësaj, Haradinaj parmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër edhe pse nuk ka përmend emra, por padyshim se kjo mund të lidhet me këtë çështje.

Duke i uruar shërim kolegut të tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, thotë se, bijtë e vjetër të UDB-së janë ngjallë dhe mezi po presin me iu ndodhë e keqja djemve të luftës.

Postimi i plotë:

I nderuari koleg dhe shok Mixhen !

E di, se tani për tani jeni në gjendje kome, ku të gjith ne që ju i përfaqësuatë dhe do na përfaqësoni po presim me pa durim që ju ta mposhtësni sëmundjën dhe të na kthehësh neve shokëve te t'u të luftës dhe paqës, si dhe gjirit familjar sa ma shpejtë !

Ndoshta, për këtë kohë është edhe më mirë që nuk po e din! Se janë ngjallë 'UDB' e vjetër, dhe bijtë e tyre, ku mezi nuk po presin të i ndodhë e keqja djemve të luftës e kam fjalën, këtyre që kta nuk mund i thyen e as mashtruan me një post apo ti detyrojnë m'e zhvatë për ta ...!!

Të na kthehësh sa më parë, sepse na duhësh ne , familjës dhe shtetit për të cilin dhe, pos mundit edhe gjymtyrët !

Pra, këtyre që njëmend i përfaqëson !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat