Loshi: Vjosa dhe Albini po hyjnë në histori, vetëm kështu mund t’i ndihmojmë

Aktuale

Loshi: Vjosa dhe Albini po hyjnë në histori, vetëm kështu mund t’i ndihmojmë

Nga: A.ZH Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Liri Loshi, ish-mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka uruar punë të mbarë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët sot kanë arritur marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti dhe Osmani sot kanë hyrë në histori, duke mbushur qytetarët me shpresa për të ardhmen.

Ai ka thënë se të dytë, kanë shumë punë, e cila kërkon vullnet, guxim e dije, por sipas tij, mënyra më e mirë për të përkrahur Kurtin dhe Osmanin, është që secili të kryejë punën e vet me dashuri për vendin.

“Nuk mund ta marr me mend Albinin në xhip të zi! Une e di që ai i urren xhipat dhe jam i sigurtë se do të dëshironte të shkonte në punë fare thjeshtë, këmbë, ose në bicikletë dhe pa zhurmë. Bëjani të mundur këtë kryeminsitrit tonë duke e rrethuar me dashuri në vend të personelit të sigurisë fizike”, ka shkruar Loshi ndër të tjera:

Postimi i plotë i Loshit:

Me fat e punë të mbarë

Nuk mund ta marr me mend Albinin në xhip të zi! Une e di që ai i urren xhipat dhe jam i sigurtë se do të dëshironte të shkonte në punë fare thjeshtë, këmbë, ose në bicikletë dhe pa zhurmë. Bëjani të mundur këtë kryeminsitrit tonë duke e rrethuar me dashuri në vend të personelit të sigurisë fizike. Sepse, nuk ka një siguri më të madhe për njeriun sesa dashuria.

Mos pritni që kryeministri juaj i ti të bëjë diçka për juve, nëse secili nga ju nuk e keni bërë gjenë më të mirë të mundshme për vendin tuaj ku jetoni e punoni, apo nga çdo pjesë e botës ku ndodheni. Kjo është një epokë e re, ku vendit dhe popullit do t’i kthehet dinjiteti dhe do t’i kthehet shpresa! Kjo është një epokë që nuk do të lejojë më kurrë një kthim prapa, në anarki dhe shtet të kapur bandash.

Albini dhe Vjosa, ose Vjosa dhe Albini po hyjnë sot në histori dhe bashkë me ta edhe ne, secili që dëshiron vendin e vet të lirë nga krimi dhe të mbushur me shpresa për të ardhmen. Ka shumë punë për të bërë, por besoni se puna e madhe është kryer në këtë proces zgjedhor dhe është kryer jo nga Albini dhe Vjosa, por pikërisht nga ju, nga vota juaj që keni vendosur qartazi dhe prerazi për ndryshim.

Tani Albini, Vjosa dhe ekipi i tyre janë para fillimit të punës që do të kërkojë shumë vullnet, energji, dije, guxim dhe koncentrim. Mënyra më e mirë për t’i përkrahur ata është që secili ta kryejë punën e vet me vetëdije të lartë dhe me dashuri të madhe për familjen, për njeriun dhe për vendin e vet.

Kosova, ky vend i bukur, do të bëhet një vend i jetës normale dhe i ardhmerisë së lumtur për qytetarët e vet! Sepse, për këtë kanë punuar brezat para nesh dhe kemi punuar edhe ne duke sakrifikuar veten dhe të dashurit tonë. Është fatkeqësi e madhe për të gjithë ata që për njëzet vjet rresht, nuk e kanë kuptuar, apo nuk dashur ta kuptojnë se gjaku është derdhur jo vetëm për liri dhe për shtet të pavarur, por edhe për mundësi të barata për të gjithë.

Të gjithëve juve me fat!

Vjosës, Albinit dhe ekipit të tyre punë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat