“Dështakët” e 6 tetorit

Aktuale

“Dështakët” e 6 tetorit

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 20:30
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Zgjedhjet e 6 tetorit për shumë kandidatë sollën rezultate zhgënjyese

Një thirrje euforike gjatë fushatës e Jeton Zogjanit nga AAK-PSD duket se nuk u përfill nga qytetarët, e as nga bashkëvendësit e tij.

Në Fushë-Kosovë, Zogjani mori vetëm 322 vota.

As zyrtarët tjerë të këtyre partive nuk u votuan më mirë në këtë qytet ku tradicionalisht votohet me shumicë LDK-ja.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj radhitet i pari në listë si më i votuari, derisa, i njëjti ka marrë vetëm 700 vota në këtë komunë.

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, i ka marrë 119 vota. Koalicioni ka marrë vetëm 1011 vota në Fushë-Kosovë.

E Shpend Ahmeti hiç më mirë nuk është votuar as në Kamenicë, në komunën e cila udhëhiqet nga Qendron Kastrati, i cili vjen nga partia e Ahmetit. Kryetari i Prishtinës dhe i PSD’së në Kamenicë ka marrë vetëm 51 vota.

Nga totali i votave në Kosovë, kryetari i Prishtinës nuk do të bëhet fare deputet.

Jo ministër e ambasador, Labinot Tahiri kandidat për deputet nga AAK-PSD pikërisht këtu në Ferizaj dështoi të sigurojë vota për veten e partinë. Në vendlindjen e tij, ai grumbulloi vetëm 1.209 vota. Edhe partia e tij këtu doli e katërta më e votuara.

Shënoi shumë suksese ndërkombëtare në fitnes. Por në fushën e politikës, Gentiana Beqa kandidate nga PDK për deputete, nuk mori përkrahjen e duhur. Madje ajo në Gjakovë, vendlindjen e saj mori vetëm 522 vota.

E në Gjakovë s’u votua shumë më mirë as Hisen Berisha, bashkëpartiak me Beqën.

Ish eprori i FARK-ut, që para zgjedhjeve iu bashkua PDK-së, mori në vendlindje vetëm 734 vota.

Gjakova qe vendi që s’i dha shumë vota as Vlera Gjakovës nga Vetëvendosje.

Në ditën e zgjedhjeve ajo tha se votoi në Gjakovë me zemër, por duket se njëjtë nuk e pritën vendasit. Aty ajo mori vetëm 300 vota, ani pse partia e saj u votua më së shumti në këtë qytet.

Kalimet në parti të ndryshme, Donika Kadaj-Bujupit duket se nuk i kanë bërë nder.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Kadaj Bujupi qe pjesë e listës së AAK-PSDsë. Në Istog ajo mori 1.164 vota, por në qytete tjera të Dukagjinit nuk ua mbushi shumë mendjen njerëzve që ta votojnë. Në Decan, ajo mori vetëm 256 votua, shumëfish më pak se Time Kadrijaj, Natyra Kuçi e Teuta Haxhiu.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, i pakënaqur nga këto zgjedhje doli edhe Blerim Latifi, këshilltari i kreut të kësaj partie, Kadri Veseli.

Për rezultat jo të mirë ai ka fajësuar vetë bashkëpartiakët e tij. Në një postim në Facebook ai ka thënë se në këtë parti vazhdon të dominojë interesat klanore.

Ndonëse s’e ka barë publike pakënaqësinë e tij, edhe Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ndjehet keq pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve.

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit në Podujevë u rendit i katërti në listën e kandidatëve të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat