Konjufca: “Nuk ua merr mendja juve, se sa shumë ka ngjasu programi i LDK-së me të LVV-së”

Aktuale

Konjufca: “Nuk ua merr mendja juve, se sa shumë ka ngjasu programi i LDK-së me të LVV-së”

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 22:24
Glauk Konjufca

Nënkryetari i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur për pajtueshmërinë mes dy partive, LVV dhe LDK.

Ai tha se programi i dy partive ngjason shumë.

“Nuk ua merr mendja juve, se sa shumë ka ngjasu programi i LDK-së me të LVV-së. Ka pas pajtushmëri të nivelit të lart mes LVV dhe LDK-së.”, u shprehë ai.

Ndërsa për dialogun, Konjufca tha se ka qëndrim unik mes dy subjekteve.

“Ne si opozitë kemi pas një qëndrim shumë unik të për dialogun. Kurrë nuk ka pasur pajtim më të madh mes dy partive se në vitet 2017,2018 dhe 2019.“, tha Konjufca.

Kurse për prezencën e presidentit Hashim Thaçi në dialog, ai u shprehë se kjo nuk i takon presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat