Reagon Krasniqi: Çdo tentativë për ndryshim rezultati është shkelje e sovranit, ka një mesazh për KQZ-në

Aktuale

Reagon Krasniqi: Çdo tentativë për ndryshim rezultati është shkelje e sovranit, ka një mesazh për KQZ-në

Nga: N.Sh Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqi, thotë se, ndryshimi ndodhi me gjashtë tetor, dhe çdo tentativë për ndryshim të rezultatit është shkelje e vullnetit të sovranit.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kjo është shkelje e demokracisë.

Sipas tij, qoftë një votë e dalë përpara me kushtetutë asaj partie i takon krijimi i Qeverisë.

Reagimi i plotë:

Ndryshimi ndodhi me 6 tetor. Sovrani foli. Cdo tentative per ndryshim te rezultatit permes pazareve te humbesve, nenkupton shkelje e vullnetit te sovranit. Eshte shkelje e demokracise, sepse ne demokraci respektohet vullneti i sovranit. Qofte edhe me nje vote perpara, partise qe ka dal e para me Kushtetute i takon mandati per krijimin e Qeverise. KQZ nuk guxon te behet pjese e ketyre pazareve te pista politike. Me mire te shkohet prape ne zgjedhje. Ne zgjedhje e dini se cfare ndeshikimi akoma me te madh do te merrni nga sovrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat