Pas rinumërimit vetëm në një vendvotim në Arllat, Nismës shtohen kaq vota

Aktuale

Pas rinumërimit vetëm në një vendvotim në Arllat, Nismës shtohen kaq vota

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:30
Fatmir Limaj

Ka vazhduar edhe sot rinumërimi i disa vendvotimeve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kësisoj, vetëm në një vendvotim në Arllat të Drenasit Nismës i janë shtuar 21 vota.

Përderisa të rezultatet e publikuara nga KQZ, Nisma ka vetëm një votë, pas rinumërimit të këtij vendvotimi Nismës i janë shtuar edhe 21.

Nisma Socialdemokrate po kërkon rinumërim të votave duke parë defektet që ka prodhuar formulari me me gabime.

Sot në vazhdimësi në media kanë qarkulluar formulare ku vota të partive të ndryshme i janë bartur Listës Serbe ose partive tjera minoritare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat