“Vetëm Kurti do t’iu jap leksione politike serbëve”

Aktuale

“Vetëm Kurti do t’iu jap leksione politike serbëve”

Nga: A.ZH Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:32
Albin Kurti

Analisti politik Sulejman Mehazi, ka kritikuar politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe Maqedoni, për shkak se siç ka thënë ai, nuk e uruan për fitore Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se rreth e përqark, janë “duke plasur” ende pa e marrë Kurti pozitën e kryeministrit.

Mehazi është shprehur i bindur se vetëm Kurti do t’iu jap leksione politike serbëve, përcjell Bota sot.

Reagimi i Mehazit, dërguar në “Bota sot”:

Lum Kosova që e ka Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Me një anë vreri i politikanëve serb, për shkak fitores së Albin Kurtit, në anën tjetër dhe vreri i politikanëve shqiptarë, për shkak fitores së Kurtit, një çerek fjalë urimesh s'doli nga goja e Edi Ramës, Ilir Metës, Bashës, Ali Ahmetit, Talat Xhaferit, Zaevit, Vuçiqit, Daçiqit, Bërnabiqit.

Ende pa mos e marrë detyrën e Kryeministrit Albini, rrethepërqark janë duke plasë, mos ndoshta se duan idealin politikë të Albinit që tha, se do jetë kryeministër i shtetit të Kosovës e jo i pushtetit tenderuese për t'u pasuruar.

Jemi të binduar se vetëm Albini serbeve do ju jep leksione politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat