Lirohet Ismet Osmani-Curri, e konfirmon Prokuroria

Aktuale

Lirohet Ismet Osmani-Curri, e konfirmon Prokuroria

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:38
Ismet Osmani i njohur si Curri

Ismet Osmani i njohur si Curri është liruar sot nga paraburgimi.

Nga Prokuroria Themelore kanë konfirmuar se i njëjti është liruar me kaucion.

“Ju është ndërruar prej paraburgimit në masë me kaucion”, kanë thënë nga prokuroria.

Rastin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Alban Arifi.

“U liru para burgimi kanë pushu shkaqet e arrestimit është liruar me kaucion”, ka thënë i njejti.

Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.

Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat