Zyrtari i lartë i LDK-së Muharrem Sfarqa, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ekipet për harmonizim të programit qeverisës e kanë dritën e gjelbër për përpunimin e programit sa i pwrket koalicionit me Lwvizjen Vetwvendosje.
Sipas tij, ajo që është duke ndodh tani, është veç kërkesa modeste e LDK-së që të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Ekipet për harmonizim të programit e kanë dritën e gjelbër të bashkëpunimit dhe harmonizimit të programit. Ne megjithatë si parti pra siç janë në dijeni edhe Lëvizja Vetëvendosje, ne presim certifikimin e rezultatit dhe tek atëherë mund të flasim për koalicion. Ne as nuk sillemi si fitues, as si humbës, ne I presim rezultatet legjitime. Certifikimi i rezultateve e cakton fituesin”, tha ai.
“Jo ne nuk kemi aso prirjesh negative. Duhet të respektohet verdikti i popullit dhe çdo rezultat duhet të respektohet, por ne ata nuk i konsiderojmë akoma si fitues. Pavarësisht që janë në përparësi, ne presim certifikimin”, tha Sfarqa.
Në fund, Sfarqa, konfirmoi për “Bota sot”, se qoftë si të parët apo të dytët, Vetëvendosje llogaritet partnerë për koalicion.
“Ndërkaq, për bisedat sot për diçka më konkrete mendoj se nuk janë të nevojshme. Ne diskutojmë vetëm për një harmonizim të programit sepse tek e fundit ne nuk kemi ndonjë partner tjetër. Qoftë sit ë parët, qoftë sit ë dytët ne i llogarisim partnerë vetëm Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.