Loshi: Agim Veliu nuk po e kundërshton koalicionin me LDK

Aktuale

 Loshi: Agim Veliu nuk po e kundërshton koalicionin me LDK

Nga: V.R Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:57
Albin Kurti Vjosa Osmani

Publicisti Liri Loshi ka komentuar deklaratat e kryetarit të Podujevës Agim Veliut.

Ai konsideron se Veliu, nuk ka kërkuar që të mos ndodh koalicioni LDK-VV.

Sipas tij, ai ka thënë se ka dallime programore më shumë sesa po konsiderohet, gjë që është e saktë dhe tha se duhet parë këtë, pra duhet një punë më serioze që ato programe të harmonizohen.

Postimi plotë:

Nuk pashë ndonjë kundërshtim absolut të Agim Veliut për koalicion me Vetvendosjen. Ai tha se ka dallime programore më shumë sesa po konsiderohet, gjë që është e saktë dhe tha se duhet parë këtë, pra duhet një punë më serioze që ato programe të harmonizohen. Mirëpo në fund ai tha se do t’i respektojë vendimet e partisë dhe nuk tha se ishte kundër koalicionit. Agim Veliu nuk do ta kundërshtojë koalicionin me VV-në, ai vetëm dëshiron të sigurohet për veten e tij që edhe më tej të mbetet faktor i rëndësishëm në LDK, meqë është një frikë e tij dhe e Lutfi Hazirit që do të eklipsohen së shpejti nga Vjosa dhe ekipi i saj, i cili ka gjasat më të mira për ta marrë nën kontroll partinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat