Analisti flet për koalicionin VV-LDK, e zbulon skenarin e Thaçit

Aktuale

Analisti flet për koalicionin VV-LDK, e zbulon skenarin e Thaçit

Nga: N.H Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:31
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pavarësisht tentativave të presidentit Thaçi brenda LDK-së për ta parandaluar këtë koalicion, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sipas Mehmetit, koalicioni VV-LDK veç se është kryer, dhe se kjo është bërë me bekimin e SHBA-ve.

“Pavarësisht tentativës të disa dostave të Hashimit brenda LDK-së...koalicioni VV-LDK veç se është kryer, kjo me bekimin e SHBA...prandaj pa panik...fundi i Hashimit dhe jaranëve të tij veç se është në hapat e parë..!!!”, ka shkruar Mehmeti.

Kujtojmë se tashmë ka filluar faza e parë e bisedimeve mes dy subjekteve më të mëdha në vend, për një koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat