Tashmë votat për kandidatët për deputet kanë filluar të zbulohen. Nga votat e zbuluara deri më tani, Shkëmb Manaj nga subjekti politik LDK ka siguruar votat për t’u bërë deputet.
Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar ata që e kanë votuar dhe se tani do të punoj për të realizuar kërkesat e qytetarëve.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Shkëmb Manajt:
Të dashur qytetarë të Komunës së Istogut dhe gjithë Kosovës,
Aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së,
Pjesëtarë të nderuar të mërgatës tonë,
Me dhjetëra mijëra herë, secilin veç e veç, me ndjenjën me të lartë, ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë që t’ju përfaqësoj në mandatin tim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Tani na duhet përkushtim, punë e angazhim për ti realizuar kërkesat dhe interesat e qytetarëve dhe për ta zhvilluar e forcuar Republikën tonë.
Unë udhëhiqem nga parimi se vetëm puna na arsyeton para Zotit, atdheut dhe popullit, prandaj unë përherë do të jem në shërbimin Tuaj !