Shpend Ahmeti për dështimin e PSD’së: E kemi paguar faturën e PAN’it

Aktuale

Shpend Ahmeti për dështimin e PSD’së: E kemi paguar faturën e PAN’it

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:38
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për rezultatin e dobët të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, në të cilat PSD’ja garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se prej momentit që ka nënshkruar koalicion me partinë e Haradinajt, PSD’ja ka humbur 5 për qind të votave.

“E kemi paguar faturën e PAN’it”, është shprehur ai, duke iu referuar ish-koalicionit që qeverisi vendin, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK’së dhe Nismës Socialdemokrate.

“PAN’i është ndëshkuar. Ka qenë votë për ndryshimin”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat