Berisha: Albin Kurti është element i vogël në dialog

Aktuale

Berisha: Albin Kurti është element i vogël në dialog

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:37
Hisen Berisha

Hisen Berisha, nga PDK është i ftuar në Debat Plus në TV Dukagjini. Ai teksa flet për dialogun thotë se kërkohet brenda muajsh që të ketë marrëveshje e jo dialog.

Berisha citon presidentin Trump i cili ka thënë se kërkohet nga dy shtetet që të ketë marrëveshje.

”Ju e dini se SHBA-të kanë thënë që të ketë bisedime pa kushte.  Kriteri amerikan ka qenë duhet të vazhdohet dialogu dhe e dyta të vazhdohet dialogu pa kushte do të thotë ne të mos qesim kushte. S’do të ketë marrëveshje brenda muajit nëse të dy palët qesim  kushte. Kushte qet ndërmjetësi”, tha Berisha.

Tutje ai aludon se ndërkomëtarët po tentojnë që të shtojnë në skenën politike lojtarë që të nxjerrin tema të tjera. Ndër tjerash ai thotë se nuk po aludon në kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

‘’Albin Kurti është element i vogël në dialog’’, përfundon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat