Haziri: Serbëve ua garantojmë të drejtën kushtetuese

Aktuale

Haziri: Serbëve ua garantojmë të drejtën kushtetuese

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 00:59
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri i LDK-së e ka dhënë versionin e tij në lidhje me atë se a do të bashkëpunojnë me Listën Serbe në qeverinë e re si dhe çfarë do të ndodhë me çështjen e taksës.

“Albin Kurti sot e ka konfirmuar të njëjtin qëndrim, pra që do të bashkëpunojë me serbët e Kosovës dhe jo me ata që kontrollohen nga Beogradi”.

“Të drejtën kushtetuese serbëve ua garantojmë. Dy ministra do të jenë, përtej kësaj nuk mund të them asgjë se nuk kam njohuri. Ligji duhet të zbatohet”.

“Këshilla ime publike është që mos me e shkelë ligjin dhe aq më pak kushtetutën”.

Ndërkaq në lidhje me taksën, Haziri në emisionin “Analiza Zgjedhore” në Klan Kosova e ripërsëriti atë që e kërkonte partia e tij para ca kohësh.

“Qëndrimi i parë i LDK-së ka qenë qysh para zgjedhjeve që taksa duhet të ndërrohet me reciprocitet, sepse është më i fortë se tarifat që janë vendosur në produktet serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat