Rrjeti social Facebook është bërë mënyra më e lehtë e shprehjes së qëndrimeve të zyratarëve politikë, pa qenë nevojë të dalin publikisht para mediave.
Facebook iu shërbeu edhe para dhe pas zgjedhjeve, për të shprehur mendimet e më pas edhe disponimin pas rezultatit të zgjedhjeve.
Kështu, ish kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Shkodran Imeraj është shprehur i zhgënjyer pas rezultatit zgjedhor.
“Sa e dhimbshme është kur sheh se disa njerëz që i deshtëm, duke menduar se do të jemi me ta për tërë jetën, na deshtën vetëm për një periudhë të caktuar kohore”, shkruan Imeraj.
Por një koment nga Arben Gecaj, zyrtar i PDK-së, e ka nervozuar atë.
Lexoni bisedën e plotë: