Maliqi tregon sfidat e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit

Aktuale

Maliqi tregon sfidat e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 08:30
Shkelzen Maliqi

Analisti Shkelzen Maliqi ka thënë se Albin Kurti në qeverisjen me LDK-në do të duhej të dëgjonte mendimet dhe qëndrimet e partnerit, përndryshe koalicioni nuk do të funksionojë gjatë.

Kjo sipas tij, është sfida më e madhe e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Fituese e zgjedhjeve, nëse rinumrimet nuk bëjnë çudi, padyshim është Lëvizja Vetevendosje. Por, nuk është larg fitores as LDK-ja ngase pa te LV nuk mund ta krijojë qeverinë. Në të vërtetë, jo vetëm teorikisht, LV e ka mundësinë që të negociojë partneritetin për qeverisje edhe me PDK-në, por këtë nuk do ta bëjë pa u vetëkomprimetua. Duke hapur bisedat për koalicion me LDK-në, LV ia pranon kësaj partie fitoren e king-maker, deri edhe të "shantazhimit" të postit të kryeministrit, ose të ndarjes joproporcionale të posteve ministrore. Për të zvogëluar fuqinë negociuse / shantazhuese të LDK-së si king-makere, LV mund ta shantazhojë LDK-në me përsëritjen e zgjedhjeve, duke e kërcënuar me një fitore edhe më dërmuese dhe decisive”, ka shkruar ai.

Megjithatë, shton se arsyeja thotë se dy fituesit nuk do t'i futen këtyre skenareve të shantazhimeve të ndërsjella duke e kërkuar një format të kënaqshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndarjes proporcionale të pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat