A po mbyllen partia e PSD-së? Me kombi i mbledhin plaçkat nga zyrat e saja

Aktuale

A po mbyllen partia e PSD-së? Me kombi i mbledhin plaçkat nga zyrat e saja

Nga: D.RR Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:28
A po mbyllen partia e PSD-së? Me kombi i mbledhin plaçkat nga zyrat e saja

Fraksioni i dalë nga Lëvizja Vetëvendosje me në krye kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe ish-deputetin Dardan Molliqaj si duket është tronditur nga dështimi që të mos përfaqësohen më në Kuvendin e Kosovës.

Ata ishin ndarë nga LVV-ja duke iu bashkuar Partisë Social Demokrate të Kaqusha Jasharit dhe duke e bërë Shpend Ahmetin kryetar.

Para zgjedhje të parakohshme të 6 tetorit, PSD-ja bëri koalicion me AAK-në, por si duket ky koalicion nuk u ndihmoi aspak që të mbijetojnë në politikë.

E kjo humbje në politikë, duke mos arritur të dërgojnë as të paktën një deputet nga radhët e tyre e duke dështuar edhe në komunat ku i kanë kryetarët e tyre si në Prishtinë dhe Kamenicë, duket se i ka shtyrë që edhe të lirojnë zyrat e tyre.

Sonte në zyrat e tyre qendrore në Prishtinë, ata janë parë teksa heqin plaçkat nga zyrat e tyre.

Dështimi në zgjedhje duket që ka kaluar tashmë politikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat