Shefqet Kabashi që bëri hallakamë në Dubravë, takon komandantin e Koshares

Aktuale

Shefqet Kabashi që bëri hallakamë në Dubravë, takon komandantin e Koshares

Nga: N.H Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:50
Shefqet Kabashi

Në 20-vjetorin e masakrës që forcat serbe orkestruan ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës situata eskaloi kur ish-i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve të institucioneve se ata nuk meritojnë të jenë prezent në këtë manifestim.

Derisa moderatorja e programit mundohej ta mbajë situatën nën kontroll, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu drejtua disa ish-të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçit dhe Nait Hasanit, të cilët sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

E këto ditë, Kabashi ka zhvilluar një takim miqësor me ish-komandantin e Koshares, Anton Quni, njëherit zyrtar i LDK-së dhe deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Image

Ndryshe, Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat