Vjen paralajmërimi, ja çfarë mund të ndodhë nëse bashkësia ndërkombetare nuk e detyron LDK-në në një koalicion me VV-në

Aktuale

Vjen paralajmërimi, ja çfarë mund të ndodhë nëse bashkësia ndërkombetare nuk e detyron LDK-në në një koalicion me VV-në

Nga: M.H Më: 12 tetor 2019 Në ora: 20:43
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Edhe pse është shpallur fitorja e Lëvizjes Vetëvendosjes, ajo ka shprehur që është e gatshme të bashkëpunoj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Koalicioni ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, nga njohësit e zhvillimeve në vend, është duke u parë si një mundësi alternative të ndodhë por që kjo gjë ka mbetur të shihet nëse do të ndodhë.

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që një koalicon mes VV dhe LDK, është shumë i dëshirueshëm dhe duhet të ndodhë nëse nuk duam të dështojmë.

“Ky koalicion është i pamundshëm por të gjthë mendojn se do të ishte mirë të i provojn e ndoshta nuk i zhgënjen si PAN apo komandantet që 20 vjet, ky koalicion as që mund të mendohet në kuptimin e kushteve normale politike por në këto kushte e deshirojn edhe tjerët ta shohin në qevevrisje dhe të shikojn se a mund të ndryshojn gjë që 20 vjet. Nëse dështon e që dështimi mund të ndodhë nëse bashkësia nuk e detyron LDK në një koalicion me VV.

Image
Blerim Burjani

Bisedat ndërkombëtare me LDK mund ta shtyjn jashtë vullnetiti një koalicion por problemi kryesor mbetët se a do të kenë partner të tretë për të i bërë votat për të qeverisur, pra është enigm e madhe, VV është entuziastet për pushtet, por kapacitete qeverisës nuk ka. Pra është enigm a mund të hyjë në një thes LDK me VV për kot dhe dështoj krejtësisht, e keqja është se shteti nuk ka alternativë të re politike, Kosova ka nevojë plotësisht për një skenë të re politike",përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat