Fisnik Ismaili po pret arrestime për tu bere deputet në Kuvend

Aktuale

Fisnik Ismaili po pret arrestime për tu bere deputet në Kuvend

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 21:19
Fisnik Ismaili

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Fisnik Ismaili, ka shkruar në Facebook se shpreson që kandidati për kryeminsitër nga radhët e VV’së, që edhe doli fitues i këtyrë zgjedhjeve, t’i realizojë premtimet e fushatës dhe t’i fus në burg bashkëpartiakët e Ramush Haradinaj. E si pasojë e kësaj, Ismaili mund të hyjë si deputet në Kuvendin e Kosovës edhe për një mandat, sepse me gjasë kësaj here votat e tij nuk mjaftuan.

“Tuj majtë ymyt që Bini ia nisë me i realizue premtimet me këta të Rambos ma s’pari, e me t’u rrasë unë n’Kuvend edhe qet mandat”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai gjithashtu para pak ditësh me anë të një shkrimi me ironi që ka bërë, ka thënë nëse bëhen këto ‘like’ në statusin e një mikut të tij që ka të njëjtën kërkesë për përdoruesit e Facebook, ai do të kthehej në VV, po me kusht që të reagojë publikisht, pas deklaratave të tilla si ajo e Salih Zybës për Shpend Ahmetin.

“Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë”, kishte shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat