Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Aktuale

Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 11:18
Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-j, gjatë kësaj jave.

Sipas zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve dhe se ky proces po vazhdojnë edhe të dielën.

Elezi,, ka sqaruar se përse rinumërimi në QNR zgjat më shumë se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ditën e zgjedhjeve.

“Arsyeja se persë numërimi i fletëvotimeve të 2547 vendvotimeve përmbyllet brenda pak orëve pas procesit të votimit dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve zgjatë më shumë -është se çdo vendvotim ka këshillin, anëtarët e të cilit bëjnë numërimin e atij vendvotimi, ndërsa rinumërimi këtu varet nga kapaciteti i QNR,pra janë vetëm 22 tavolina numërimi”.- Elezi.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime./EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat