Vetëvendosjes dhe LDK-së iu kërkohet urgjentisht formimi i Qeverisë

Aktuale

Vetëvendosjes dhe LDK-së iu kërkohet urgjentisht formimi i Qeverisë

Nga: A.ZH Më: 13 tetor 2019 Në ora: 12:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që urgjentisht të formojnë qeverinë e re.

Ai ka thënë se të dyja partitë, duhet të “lënë anash pazaret për ministritë”, pasi sipas tij, atyre nuk iu dha vota që ta lënë vendin pa qeverisje, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Kërkohet urgjentisht që partitë fituese të këtyre zgjedhjeve VV dhe LDK, të formojnë qeverinë e re dhe ti lënë pazarllëqet e tyre, kush sa Ministri do të marrë, sepse sovrani nuk ju dha votën që ju tani ta lini vendin pa qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat