VV dënon helmimin e 26 zyrtarëve të shtetit nga zarfet e Serbisë

Aktuale

VV dënon helmimin e 26 zyrtarëve të shtetit nga zarfet e Serbisë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm dyshohet të jenë helmuar 26 zyrtarë të cilët ishin në vendin ku do të verifikoheshin votat e ardhura nga Serbia.

Deri më tani, asnjë prej krerëve të partive politike në Kosovë nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast.

Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar Xhelal Sveçla. Ai thotë se ngjarja e sotme dëshmon se Serbia do ta shfrytëzojë secilën mundësi që e ka për të ndikuar në punët e brendshme tëq Kosovës.

“Ngjarja e sotme, ku 26 persona u helmuan duke numruar votat e ardhura nga Serbia, dëshmon edhe njëherë që, çfarëdo mundësie që i lihet Serbisë për të ndikuar në punët e brendshme të Kosovës, pa kurrfarë hezitimi e ndruajtje ajo do ta shfrytëzojë, edhe me mjete kriminale e terroriste”, ka shkruar Sveçla.

Ai e ka krahasuar helmimin e sotëm me helmimin e fëmijëve shqiptarë nëpër shkolla në vitin 1991.

“Kur fëmijët shqiptarë u helmuan nëpër shkolla në vitin 1991, sigurinë e kishte në dorë policia e Serbisë së Millosheviqit. Tash kur helmohen zyrtarë të KQZ-së, dhe dëmtohet procesi i votimit, policia dhe prokuroria janë të Kosovës. Duke zbuluar rastin deri në fund dhe duke sjell përgjegjësit para drejtësisë, këto institucione dëshmohen profesionale dhe të pavarura”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat