Edhe Gjuriq kërcënon dhe e quan farsë alergjinë - thotë se po përgatitet manipulimi me votat serbe

Aktuale

Edhe Gjuriq kërcënon dhe e quan farsë alergjinë - thotë se po përgatitet manipulimi me votat serbe

Nga: F.B Më: 13 tetor 2019 Në ora: 16:30
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Kosovës Marko Gjuriq ka tërhequr vërejtjen opinionit vendor edhe ndërkombëtar se po përgatitet manipulimi me votat serbe në Kosovë, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

E gjithë kjo sipas tij bëhet që me çdo kusht në parlamentin e Prishtinës përkundër vullnetit të popullit tonë të “shtyhet ndonjë serb i Kurtit".

“Nga kjo e gjithë bota mund të shoh çfarë shovinistë edhe të çmendur merren me politikë në Prishtinë, duke akuzuar rrejshëm serbët dhe duke u urryer me qëllim që nga rezultati katastrofa-l zgjedhor të nxirren Trajkoviç dhe kandidatët tjerë të Kurtit” ka thënë Gjuriq në kumtesën për këtë rast.

Është bizare me çfarë veprime merret Prishtina për të shembur rezultatin zgjedhor të Listës Serbe përmes “farsës shoviniste”.

“Iu tërheqim vërejtjen atyre që duan të ndryshojnë vullnetin zgjedhor sepse ky helmim përkujton në vitet 1990 që është lojë me demokracinë dhe drejtat e njeriut” tha ai.

Ka ditë sipas tij që mediat në Prishtinë përgatisin një kthesë në numërimin e votave nga Serbia dhe tash kanë bërë hapin e parë në heqjen e të drejtës së serbëve në vullnetin e lirë politik.

"Duke mos hyr nëse ata kanë aktruar apo jo me këtë helmim dhe alergji apo kanë pasur reagim në praninë e përfaqësuesve serbë, tërheqim vërejtjen në aktorët dhe këshilltarët e tyre të mos luajnë me stabilitetin e regjionit” ka thënë Gjuriq.

Për këtë marri siç e cilëson ai do njoftohen qendrat botërore dhe “nëse mendojnë se kjo plaçkitje mund kaloj mashtrohen keq ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat